Kryeministri Edi Rama pa nga afër përfundimin e rikualifikimit të një lagjeje të dëmtuar nga tërmeti në Kamëz. Mes batutave me kryebashkiakun Rakip Suli dhe banorë të zonës, suprizë në kafe ishte dhe ish-deputeti i LSI-së Ylli Shehu, që garoi me socialistët më 25 prill.
Një bllok banimi në Kamëz ka marrë pamje të re përmes rikualifikimit urban pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama pa nga afër përfundimin e punimeve, duke vlerësuar që 25 pallatet kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të qendërzuara poshtë dhe hapësira publike për komunitetin.
“Këtu gjithçka pas orës 7 mbyllej. Tani pas investimi ke familjarë që dalin deri në 11 të darkës, fëmijët duke luajtur. Ka marrë jetë biznesi dhe gjithë zona”, tha kryebashkiaku Suli.
![]()
Në kafen mes bllokut të banimit, surprizë ishte ish-deputeti i LSI-së, Ylli Shehu. Kamza është drejt përfundimit të ndërtimit të 29 shkollave dhe kopshteve. I shoqëruar dhe nga drejtori i përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, Rama pa nga afër dhe tregun e ri të fruta-perimeve.
Komente


lagje madheshtore, duket shum bukur, i paska dhe te gjitha gjerat e nevojshme aty afer, hapsirrat publike jan tejet te rendesishme dhe ju keni menduar dhe per to. bravo per punen e realizuar
Përgjigju