Histori të rënda vijnë nga Turqia dhe Siria, aty ku tre ditë më parë disa tërmete të forta kanë marrë më shumë se 17 mijë jetë njerëzish. Shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe shumë persona kanë mbetur nën rrënoja, me ekipet e shpëtimit që vijojnë kërkime për të mbijetuar.
BBC njofton se mes rrënojave janë edhe 32 sportistë të rinj, pjesë e Kolegjit Arsimor për djem dhe vajza "Famagusta". Ekipet e volejbollit të të rinjve po qëndronin në një hotel në Adiyaman në momentet kur ra tërmeti.
39 anëtarë të ekipeve të volejbollit për vajza dhe djem po qëndronin në hotelin shtatëkatësh "Isias". Trupat e dy mësuesve dhe një studenti janë gjetur pa jetë në rrënojat e ndërtesës tashmë të shembur.
Mësuesit Pamir Konuklu dhe İbrahim Yakula janë konfirmuar të vdekur së bashku me një nga nxënësit e tyre, i quajtur Doruk Akın. Katër persona dihet se kanë mbijetuar, teksa vijojnë kërkimet për 32 prej tyre.