Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Foto pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Ashtu si në Shqipëri, 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria vendosi që flamujt të ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Qeveria njoftoi se vendimi u mor në shenjë solidarizimi dhe nderimi për shkak të jetëve të humbura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit që mori jetën e mbi 30 mijë personave. Gjatë ditës së nesërme flamuri shtetëror do të ulet në gjysmështizë në institucionet e shtetit dhe përfaqësive të huaja diplomatike-konsullore.

Edhe në Shqipëri, ditën e nesërme do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe do të ndizen qirinjtë si shenjë solidariteti për Turqinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet