Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, Konfindustria ngreh shqetësimin: Në Shqipëri ndërtohet ende me standarde antisizmike ligjore të para 50 viteve

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, Konfindustria ngreh shqetësimin: Në Shqipëri ndërtohet ende me standarde antisizmike ligjore të para 50 viteve

Pas tërmetit tragjik në Turqi e Siri, Konfindustria kërkon që të merren masa të jashtëzakonshme dhe të shpejta për sektorin e ndërtimit për përballimin e tragjedive të ngjashme në Shqipëri, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sipas Konfindustrisë, mungojnë pothuajse krejtësisht të dhënat për veprimet e domosdoshme nga agjencitë ekzekutive si mësim për të mos përsëritur gabimet, që rënduan më shumë pasojat e tragjedisë së tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri.

Konfindustria shpreh shqetësimin se në Shqipëri po punohet ende me standarde antisizmike ligjore të para 50 viteve. Po ashtu, Konfindustria risjellë në vëmendje se në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019 po përsëriten të njëjtat praktika korruptive të mosfunksionimit të shtetit ligjor sikurse edhe në Turqi.

‘Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme dhe të shpejta në sektorin e ndërtimit për përballimin e tragjedive të ngjashme me tërmetin e Turqisë të vitit 2023 dhe të vitit 2019 në Shqipëri.

Mungojnë pothuaj krejtësisht të dhënat për veprimet e domosdoshme nga agjensitë ekzekutive si mësim për të mos përsëritur gabimet, që rënduan shumë pasojat e tragjedisë së tërmetit të vitit 2019. Përgjegjësi të qartë ka edhe sistemi i drejtësisë me faljet e dhëna të personave dhe subjekteve përgjegjëse te tragjedisë me shprehje të qartë të subjektivizmit dhe korrupsionit.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se ende në Shqipëri punohet me standarte antisizmike ligjore të para 50 viteve. Për më shumë, standardet e tejkaluara antisizmike dhe të lëndëve të para të përdorura në ndërtim, shoqërohen edhe me problematika të theksuara të moszbatimit të tyre në praktikë, mungesës së kontrolleve dhe lëshimit të lejeve të shfrytëzimit nga pushtetet vendore në kushtet e subjektivizmit, paaftësisë dhe korrupsionit.

Konfindustria vlerëson, se në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019 po përsëriten të njëjtat praktika korruptive të mosfunksionimit të shtetit ligjor sikurse edhe në Turqi. Praktikisht të gjitha kompanitë, agjensitë qëndrore dhe vendore, inxhinierët, etj., të ndaluar si përgjegjës të tragjedisë, me pasoja të pallogaritshme në humbje jete dhe dëmet ekonomik të tërmetit të vitit 2019, kanë fituar pafajësinë nga sistemi drejtësisë dhe vazhdojnë lirshëm aktivitetin e tyre të biznesit. Mungon raportimi publik, se cilat janë kompanitë dhe personat, që janë dënuar penalisht dhe financiarisht, liçencat e hequra, shkarkimet nga administrata qëndrore dhe vendore, faljet e kryera të përgjegjësve të tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, etj.

Konfindustria vlerëson, se përvec rrezikut të përsëritjes së fatkeqësive njerëzore, ekonomike dhe financiare si pasojë e lejimit të vazhdimit të biznesit nga kompanitë e ndërtimit përgjegjëse tragjedisë së tërmetit të vitit 2019, kemi edhe prishje të qartë të parimit të konkurencës ne treg në dëm të kompanive të rregullta.’- shkruan Konfindustria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille