Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira! Ministrat e Kartës së Adriatikut nënshkruajnë deklaratën e solidariteti me Shqipërinë

Zyrtarja amerikane: Shqipëri-SHBA bashkë në kohë të vështira! Ministrat e Kartës së Adriatikut nënshkruajnë deklaratën e solidariteti me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë të shprehin solidaritet me Shqipërinë për sa i përket tërmetit të rënë më 26 nëntor, ku la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të dëmtuara.

Gjatë konferencës së Çeljes së Ministerialit të Mbrojtjes të SHBA – 'Karta e Adriatikut' në fjalën e saj Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Laura Cooper deklaroi se SHBA janë miq të Shqipërisë dhe do të jenë bashkë në kohë të vështira.

Ndër të tjera Cooper vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje.

"Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë  afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë." tha  Laura Cooper.

Këtë vit Shqipëria nbajti kryesimin e "Kartës së Adriatikut (A5)". Kryesimi i Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A5) gjatë vitit 2019.

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka ka theksuar se është një moment mjaftë i vështirë për Shqipërinë. Xhacka ndër të tjera ka falenderuar vendet mike në emër të qytetarëve shqiptarë, për gjithë atë çfarë kanë bërë për Shqipërinë pas tërmetit të rënë me 26-nëntor.

"Që kur Shqipëria mori kryesimin e Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut në janar 2019, ne shpallëm si prioritetin tonë më të madh “Politikën e Dyerve të Hapura”. Morëm përsipër të punojmë e të përpiqemi me çdo mundësi për ta zgjeruar dhe për ta hapur më tej këtë iniciativë. Sot, besoj më shumë se kurrë se kjo është një domosdoshmëri sepse besoj që pikërisht formate si ky hedhin themelet e bashkëpunimit, fuqizimit të marrëdhënieve dhe krijimit të asaj rrjete lidhjesh, miqësish, kontaktesh, që janë aq të rëndësishme për të garantuar paqen dhe sigurinë në zonën Euro Atlantike. Prandaj dua t’ju garantoj, që ashtu siç kemi bërë gjatë këtij viti, ashtu siç ka bërë në vijimësi politika e jashtme e Shqipërisë, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha mundësitë që kemi për këtë prioritet.

E sigurisht, ky prioritet lidhet ngushtë edhe me atë që është prioriteti tjetër kryesor që ka udhëhequr punën tonë që prej vitit 2008, është forcimi dhe intensifikimi i punës sonë në kuadër të NATO, qoftë përmes angazhimit të përbashkët në misionet dhe  operacionet e  NATO-s, por edhe duke vijuar pastaj dhe promovimin e qendrave rajonale apo me pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta si një mënyrë efikase për të testuar kapacitetet tona, për të përfituar njohuri e eksperiencë, por edhe për të zhdërvjelltësuar ndërveprimin mes kapaciteteve të mbrojtjes të të gjithë vendeve anëtare të kësaj iniciative.

Jam shumë e kënaqur, që gjatë vitit 2019, ia kemi dalë të organizojmë një numër të madh aktivitetesh, në nivel politik, ushtarak dhe teknik. Besoj që kjo është prova më konkrete që mes nesh ekziston vullneti politik për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara të gjithë së bashku. Së fundi, dua të nënvizoj një nga nismat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë gjatë kryesimit të kësaj iniciative që lidhet me mundësinë e angazhimit në një mision të përbashkët në Irak, në kuadër të NATO, ku Shqipëria do të luajnë rolin e vendit drejtues. Unë dua t’i falënderoj kolegët për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj nisme që ofron një mënyrë shumë të mirë për te maksimizuar impaktin tonë në atë teatër operacionesh. Pa dashur t’ju marr shumë kohë, sepse kemi shumë punë për të bërë, por më lejoni ta mbyll fjalën time, duke ju rikthyer një teme që preka në fillim. Roli i A5 ka qenë gjithmonë i lidhur ngushtë me promovimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si një mënyrë për të nxitur dhe çuar përpara procesin e anëtarësimit të disa prej vendeve anëtare në NATO. Besoj fort që iniciativa do të arrijë ta bëjë këtë edhe për vende të tjera. Por gjithmonë e më shumë, e shoh rolin e saj kryesor tek fuqizimi i marrëdhënieve mes nesh, tek nxitja e bashkëpunimit dhe e solidaritetit. E atij solidariteti që ishte e vetmja gjë e bukur në ditët tragjike që pasuan 26 nëntorin dhe që na bëri të kuptojmë se kur jemi të bashkuar mund t’ia dalim të përballojmë çdo sfidë e çdo situatë." tha Xhaçka.

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit më aktive në kuadër të iniciativave rajonale, kjo jo vetëm për shkak të anëtarësimit të saj në shumë iniciativa rajonale (duhet theksuar që ka statusin e vendit anëtar që në fazat fillestare të krijimit të këtyre iniciativave), por vendi ynë është një nga vendet të cilat janë krijuar dhe janë firmosur dokumentet e themelimit, respektivisht të dy nga iniciativat rajonale më të mëdha siç është SEDM dhe A5.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Ministrat e Kartës së Adriatikut: Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit


Sot ministrat e Kartës së Adriatikut A-5 kanë nënshkruar një deklaratë zyrtare ku kanë ndërmarrë disa angazhime të përbashkëta. 

“Qëndrojmë pranë popullit shqiptar në këto çaste të vështira pas tërmetit. Angazhohemi të ndërtojmë kapacitete të përbashkëta ndaj fatkeqësive natyrore. Mbështesim anëtarësimin e gjithë vendeve të Evropës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike. Të koordinohemi dhe ndajmë informacionin për të mbrojtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, kanë qenë disa nga angazhimet e dala në ministerialin e mbrojtjes të kartës së Adriatikut A-5.

"Ishte një kënaqësi për mua të drejtoj këtë Ministerial të Mbrojtjes, që shënon dhe mbylljen e kryesimit nga Shqipëria të iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut  për vitin 2019. Jam e lumtur që ky ministerial ju qëndroi pritshmërie dhe rezultoi i suksesshëm dhe produktiv. Ju jam mirënjohëse kolegëve që një pjesë e mirë e diskutimeve mes nesh ju dedikuan situatës së vështirë që po kalon Shqipëria pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Pata rastin t’ju shpreh atyre edhe personalisht falënderimet për të gjithë ndihmën e mbështetjen që na ofruan që në çastet e para që pasuan atë tragjedi. Dhe jam e lumtur, që kjo situatë, shërbeu për të rritur gatishmërinë për të eksploruar të gjithë bashkë mënyra të tjera për të thelluar bashkëpunimin dhe për të përdorur në një mënyrë sa me efikase kapacitetet tona të përbashkëta për të përballuar fatkeqësitë natyrore.  Sigurisht, që diskutimet tona u fokusuan edhe në situatën aktuale të sigurisë që po kalon rajoni ynë, sfidat e sigurisë me të cilat përballemi të gjithë ne, por edhe mënyrën sesi të gjithë ne mund të intensifikojmë kontributin tonë për sigurinë kolektive të NATO duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet e Aleancës. Më bën optimiste fakti, që gjeta tek kolegët të njëjtën vendosmëri e ndjenjë përgjegjësie për të marrë përsipër pjesën që na takon në përballimin e sfidave të sigurisë, por edhe për të punuar bashkarisht drejt jetësimit të një prej parimeve themelore të Kartës së Adriatikut, që është mbështetja e vendeve të tjera të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit Euro-Atlantik. 

Ne mbetemi të vendosur, për të punuar në vijimësi për promovimin e “Politikës së Dyerve të Hapura” për çdo vend të rajonit,  i cili aspiron dhe përmbush kriteret për të qenë pjesë e Kartës së Adriatikut. Promovimi dhe aplikimi i kësaj politike është me një rëndësi jetike për rajonin tonë, pasi lidhet drejtpërdrejt me gjithëpërfshirjen, pranimin e njërit tjetrit dhe thellimin e bashkëpunimit mes të gjithë ne, çka është padyshim mënyra më e sigurt për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës. Pata rastin t’iu garantojë kolegëve të mi, se Shqipëria, në favor të kësaj politike, do të vazhdojë të  mbështesë  pa kushte pranimin e Kosovës me  statusin e vendit anëtar në iniciativë.  Shpreh kënaqësinë time, që Ministrat e Mbrojtjes ranë parimisht dakord me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për të kontribuar me një mision të përbashkët në Irak në kuadër të NATO-s, mision në të cilin  Shqipëria do të mbajë rolin e vendit drejtues. Sigurisht, një falënderim i veçantë nga të gjithë Ministrat e Mbrojtjes shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rolin që luajnë dhe kontributin që ofrojnë në këtë iniciativë, dhe jo vetëm,  për të promovuar paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë. Duke ju falënderuar për vëmendjen kam nderin t’i jap fjalën Znj. Laura Cooper, Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës." tha Xhaçka. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane