RAMALLAH- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, kërkoi sot në Ramallah një rikthim në negociatat e paqes, duke përgëzuar përpjekjet e fundit për të ulur dhunën që po trondit Izraelin dhe territoret palestineze, kryesisht Jeruzalemin.
"Për momentin nuk ka vend dhe kushtet e nevojshme për rifillimin e negociatave, dhe më e rëndësishmja është ulja e tensioneve", velerësoi Steinmeier.
Por, insistoi ai, "nuk ka alternativa të tjera përveç se negociatave për të arritur një zgjidhje në dy shtete dhe një shtet palestinez që jeton në paqe dhe në siguri në krahë të Izraelit", sipas propozimeve të raportuara nga agjencia palestineze "Wafa".
Steinmeier, që do të takojë nesër krerët izraelitë, zhvilloi një vizitë në Ramallaj, në Cisjordaninë e Pushtuar, ku ai takoi presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe ministrin e tij të Punëve të Jashtme Riyad Al Maliki.
Sipas agjencisë, Abbas dënoi në krahë të shefit gjerman të diplomacisë përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës nga qeveria izraelite në Jeruzalem dhe në veçanti në Sheshin e Xhamisë, ku kohët e fundit ka pasur përplasje të dhunshme mes ekstermistëve hebrenj që kërkojnë të luten në vendet e shenjta myslimane që janë gjithashtu të shenjta edhe për hebrenjtë, të cilët e quajnë me emrin Mali i Tempullit
Të enjten, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte vajtur deri në aman për të takuar përgjegjësit izraelitë, palestinezë dhe jordanezë dhe duke marë garantimin e angazhit të tyre për të ulur tensionet./ATSH/
/Shqiptarja.com