TIRANE- Lulzim Basha, kërkon nisjen e bisedimeve për reformën territoriale, edhe pse parashikon shtyrjen me një muaj të zgjedhjeve lokale. Kërkesa është artikuluar dje gjatë konferencës së tretë për reformën administrative-territoriale. Duke kujtuar rastin e vitit 2007, ku falë bisedimeve mes palëve u arrit në marrëveshjen që zgjedhjet lokale të shtyheshin pak më shumë se një muaj, kryebashkiaku i Tiranës ka theksuar se ka kohë për një reformë të plotë dhe jo vetëm ndarje e re administrative.
Opozita në thelb të kërkesës së saj ka nisjen e decentralizimit të pushtetit vendor duke e konsideruar ndarjen territoriale si hapin e fundit që duhet hedhur. Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur si të pamjaftueshëm 31 korrikun, të cilin mazhoranca e ka përcaktuar si afatin përfundimtar në të cilën do të përcaktohet edhe harta e re administrative-territoriale. Opozita e ka quajtur të parëndësishëm faktorin kohë, duke sjellë në vëmendje shtyrjen e datës së zgjedhjeve në vitin 2007, pavarësisht dekretimit të datës nga presidenti.
/Shqiptarja.com

PD me rezolutë për Territorialenpor jo me një hartë për ndarjen e re