"Territori, KLD, Policia dhe CEZ-i" 
drejt kthimit në Kuvend nga Nishani

drejt kthimit në Kuvend nga Nishani">
TIRANE - Përplasja mes presidentit të Republikës dhe mazhorancës, tashme është bërë e dukshme. Dhe për ta vërtetuar edhe më shumë këtë gjëndje, pritet të jetë refuzimi nga ana e presidentit, të 4 ligjeve të rëndësishme të miratuara nga mazhoranca , duke filluar me reformën territoriale, ligji për policinë e shtetit , ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe marrëveshjen me CEZ.

Burime jo zyrtare nga Presidenca konfirmojnë lajmin për A1 Report, se brenda kësaj jave pritet edhe zyrtarizimi i këtij qëndirmi nga ana e kreut të shtetit. Ndërsa pritet që në heshtje kreu i shtetit pritet të kalojë ligjin e pensioneve. Argumentet ligjore pritet që të zyrtarizohen brënda kësaj jave, kur presidenti do firmosë dekretet që do kërkojë rikthimin për rishqyrtim të këtyre ligjeve të rëndësishme.

Reforma territoriale pritet të kthehet për rishqyrtim, duke qenë se në komisionin e posacëm,  në diskutime, dhe në votim opozita nuk mori pjesë. Gjithashtu në lidhje me ligjin e policisë dhe me pjesën e byrosë kombetare të hetimit, ka pasur kundërshti nga opozita. Ndërsa për ligjin për KLD presidenti ka reaguar më herët, duke e konsideruar si ligj që shkel kompetencat e presidentit. 

I njëjti qëndrim pritet edhe për marrëveshjen me CEZ. Por me ndryshimet kushtetusese, kur ligjin kthehet nga presidenti , dekreti shqyrtohet në komisioni dhe nëse refuzohet në parlament, ligji hyn në fuqi menjëherë.  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë