"Territori", Meta:Gjithëpërfshirja
me rëndësi, opozita të marrë pjesë
![](https://shqiptarja.com/foto/130642.jpg)
me rëndësi, opozita të marrë pjesë">
TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta i bën sërish apel opozitës që t’i bashkohet punimeve të Parlamentit pasi ditën e nesërme pritet të miratohen një sërë projektligjesh të rëndësishme. Duke vënë theksin në rëndësinë e gjithëpërfshirjes, Meta tha se opozita nuk duhet të vetëpërjashtohet nga procese të tilla të rëndësishme siç është një prej tyre miratimi i ndarjes së re administrative-territoriale.
“Për të gjitha aktet që janë në rendin e ditës për nesër është kryer një proces i gjatë konsultimi me të gjithë aktorët që kanë dashur të përfshihen. Gjithëpërfshirja vazhdon të mbetet parim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm por është e rëndësishme që askush të mos vetëpërjashtohet nga procese të tilla të rëndësishme dhe shpresojmë që edhe opozita të marrë pjesë dhe të kontribuojë pavarësisht se këto ftesa kanë qenë të vazhduara”, tha Meta.
Duke u ndalur tek reforma territoriale, kreu i Kuvendit tha se janë realizuar konsultime të vazhduara lidhur me ketë reformë, ndërsa theksoi se pakënaqësi do të ketë në çdo rast.
“Komisioni i reformës administrative territoriale ka treguar mjaft fleksibiliteti. U propozuan 5 variante të ndryshme. Është zhvilluar një proces i gjatë konsultimi. Mirë do ishte që opozita të kishte marrë pjesë në këtë proces. duhet të kuptojmë se gjithmonë do të ketë pakënaqësi sa i takon ndarjes së re administrative. Ka gjithmonë vend për kritika, por çdo përmirësim që mund të ndodhë deri në fund është i mirëpritur, dhe po kështu është i mirëpritur çdo kontribut i opozitës”, theksoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.8%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë
22 Korrik, 23:01
-
Vuçiç: Perëndimi po përgatitet për konflikt direkt me Federatën Ruse
22 Korrik, 22:58
-
Kushtoi 10 milionë euro, Kylian Mbappe blen shtëpinë e Gareth Bale në Madrid! Pishina, fusha futbolli dhe golfi
22 Korrik, 22:54
-
FOTO e re/ Momenti kur Blushi e Valteri përplasen fizikisht në Këshillin Bashkiak
22 Korrik, 22:50
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
'Çadra 30 euro më privon të ha drekën', ekspertja: Duhet turizëm i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura për komunitetin
22 Korrik, 22:30
-
'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit
22 Korrik, 22:13
-
Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret
22 Korrik, 22:08
-
UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë
22 Korrik, 22:04
-
Blushi qëlloi Valterin me grusht, Meta: E provokoi, qen bir qeni! Një horr që priste 3 orë të bënte foto me mua
22 Korrik, 22:00
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
'Pazari, zemra e turizmit në Gjirokastër', kryebashkiaku Flamur Golemi: Çmimet janë stabilizuar
22 Korrik, 21:47