Territori, Rama-Bashës: Gati për 
konsensus, por jo decentralizimit

Territori, Rama-Bashës: Gati për <br />konsensus, por jo decentralizimit
TIRANE - Mosgjetja e një gjuhe të përbashkët mes opozitës dhe mazhorancës për reformën territoriale ka detyruar kryeministrin Edi Rama t’i nisë një letër kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha.

Letra e kreut të qeverisë vjen si përgjigje e një tjetër letre që të zgjedhurit vendorë të opozitës i cuan për ta njohur Ramën me rezolutën, ku shprehnin qëndrimin e tyre për këtë reformë.

Kryeministri i ka bashkëngjitur kësaj letre edhe shpjegimin e ministrit për Pushtetin Vendor Bledi Cuci. Nisja e punës nga decentralizimi, siç e kërkon opozita, për qeverinë konsiderohet si një punë e nisur së prapthi.

Sipas qeverisë, parimet e vëna në dukje në rezolutën e opozitës janë përmbushur me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa në letër theksohet se procesi i decentralizimit do të jetë pjesa tjetër e punës.

Në letrën e Kryeministrisë del në pah vendosmëria e qeverisë për ta mbyllur reformën brenda 31 Korrikut. Gjatë kësaj kohe, kryeministri Edi Rama do të jetë i gatshëm të takohet me opozitën për të gjetur formën më të mirë për të miratuar reformën admnistrative-territoriale deri në fund të muajit.

Pak ditë më parë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, që është pjesë e koalicionit të djathtë paraqiti në komision propozimet e saj për ndarjen e re administrative, duke thyer kështu bojkotin që partitë e tjera të koalicionit i kanë bërë këtij komisioni të posaçëm.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua  në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç

Shpërthimet në Zubin Potok/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: U orkestrua në Serbi dhe u planifikua aty! Pas tyre organizatat terroriste 'Mbrojtja Civile', 'Brigada Veriore' e Radoiçiç