TIRANE- Plas sherri ndërmjet përfaqësuesve të minoritetit grek dhe çamëve për ndarjen e re territoriale. Andrea Marto deklaroi dje në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, se do të votojë kundër reformës nëse do të miratohet varianti i ri i propozuar nga qeveria. Drafti i paraqitur nga qeveria, me 61 njësi vendore, u kundërshtua nga Marto i cili njihet si një deputet i zgjedhur në zonat minoritare të qarkut të Vlorës. Në fjalën e tij, në Komision, ai deklaroi se qeveria duhet të kishte paraqitur variantin me 63 njësive vendore, duke u shprehur se ai ishte më i studiuar.