TIRANE- Një nga ekspertët mbi çështjet e territorit njëkohësisht dhe anëtar i këshillit bashkiak, Besnik Aliaj duke komentuar reformën e re territoriale, këmbëngul në krijimin e konceptit të qarkut si një strukturë e zgjedhur nga vota dhe jo me të mandatuar. Duke kërkuar përgjegjshmëri nga politika, si dhe mësim nga gabimet e së shkuarës, Aliaj tha se vetëm me kalimin te qarqet do të mundim të fitojmë terren në fondet që parashikon BE për vendet aspirante. Përsa i përket numrit të bashkive, Aliaj thekson se duhet që më parë të shihen kriteret dhe jo se sa do të jetë numri.
Sa i përket reformës territoriale, keni propozuar ndryshimin e konceptit të qarkut, përse është kjo e nevojshme?
Ka gati një vit që politik-bërja po flet për ndarjen administrative-terretoriale. Por nëse opozita ka qenë kritike disi dhe ka kushtëzuar reformën me frymën e konsesusit të gjerë, maxhoranca tashmë ka marrë iniciativë dhe ka ngritur komision parlamentar. Ministri i linjës në qeveri ka kohë që po punon me stafin e tij. Është organizuar deri diku një proces konsultimesh me organizatat e shoqërisë civile dhe institute profesionale. Me konsulentë dhe donatorë, etj. Madje, ka edhe një konkluzion: reforma do të fokusohet te niveli i qeverisjes vendore duke propozuar konsolidimin në 35-40 bashki.
/Shqiptarja.com