Territorialja, Arvizu: Parësor zbatimi
dhe decantrilizimi i pushtetit vendor 

Territorialja, Arvizu: Parësor zbatimi<br />dhe decantrilizimi i pushtetit vendor 
TIRANE - Miratimi i reformës territoriale ditën e sotme në Kuvend, në sesionin e fundit parlamentar, është ndjekur dhe përshëndetur edhe nga ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.

Në fjalën e tij, ambasadori Arvizu, u shpreh se për këtë reformë është kërkuar gjithëpërfshirje nga faktori ndërkombëtar, ndërsa shtoi se tashmë me rëndësi do të jetë zbatimi dhe implementimi i saj. Ai theksoi se ndarja e re territoriale duhet t’i shërbejë decentralizimit të pushtetit vendor. Në fund Arvizu, shprehu bindjen e repsketimit të të drejtave të minoritetit grek, pavarësisht tensioneve të ditëve të fundit për këtë çështje.

“Gjatë gjithë këtij procesi ne kemi kërkuar gjithëpërfshirje në menyrë që reforma të kishte konsensusin me madh kombëtar të mundshëm. Ashtu si për çdo reformë e rëndësishmja është zbatimi, implementimi i saj. Kjo reformë mbi të gjitha duhet t’i shërbejë decentralizimitit të pushtetit vendor. Gjatë zbatimit të reformës ne mirëpresim politikat e hershme të Shqipërisë në respektimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre.” theksoi Arvizu.
 
Pasditen e sotme, Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, hartën e re territoriale të vendit me 61 njësi vendore. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni