Territorialja, Arvizu: Të merren
parasysh sugjerimet, dhe kompromis

Territorialja, Arvizu: Të merren<br />parasysh sugjerimet, dhe kompromis
TIRANE- Kur na ndajnë vetë 3 ditë votimi në parlament i projektit të reformës territoriale, ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, jep pikëpamjen e tij mbi atë çka po ndodh. Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Arvizu, gjykon se është bërë punë e mirë nga qeveria në drejtim të konsultimeve për këtë çështje, por kërkon që sugjerimet dhe shqetësimet mbi këtë reformë, të merren parasysh.
 
“Mendoj se qeveria ka bërë punë të mirë sa i takon zhvillimit të konsultimeve, por gjithashtu qartazi, ndërsa vijnë pranë kohës për të marrë një vendim, këto vendime do të kenë vërtet një ndikim të madh. Por janë dy gjëra të rëndësishme që duhet të mbahen parasysh: E para është që duhet të merren parasysh të gjithë shqetësimet që kanë votuesit e zonave të ndryshme. Por gjithashtu kjo është një reformë që vërtet supozohet të përfitojë gjithë vendi, dhe në mënyrë që kjo të ndodhë të gjithë duhet të bëjnë kompromis, të gjithë”, Ambasador i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
 
Kjo deklaratë e ambasadorit erdhi pas urimit të tij për festën e Fiter Bajramit, ne ambientet e Komunitetit Mysliman Shqiptar.
 
“Si dhe e thotë një shprehje, le ti jepen perëndisë ato që i përkasin perëndisë dhe politikës apo shtetit ato që i përkasin asaj... dhe të gjithë besimtarëve në Shqipëri u uroj më të mirat”, u shpreh ambasadori Arvizu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni