Bashkia e Fushë Arrëzit ka nisur konsultimin me qytetarët në lidhje me draftin me reformën territoriale.

Megjithatë banorët ashtu si më herët janë shprehur kundër bashkimit të Fushë-Arrëzit me Pukën.

Kundërshtimit të tyre i është bashkuar edhe famullitari i kishës, frat Andreas Valterman.

"Me bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën, rrugët për vendimet do të jenë më të gjata. Ne do të të braktisemi si qyteti edhe fshatrat”, tha frat Andreas Valterman.

Banorët e Fushë-Arrëzit thonë se me këtë bashkim qytetarët do ta kenë më të vështirë të marrin shërbimet që duhet.

“Është një reformë raciste dhe kaq i padrejtë që banorët i Fushë-Arrëzit i dënon të gjithë. Nuk është koha për ndasi politike e fetare. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë që të mbrojmë Fushë-Arrëzin”, tha një banor.

“Do të kemi më shumë vështirësi për shërbimet ndaj nesh”, u shpreh një tjetër.