TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar ndaj mbledhjes që bëri presidenti Bujar Nishani me përfaqësues të Shoqatës së Komunave që e kanë kundërshtuar ndarjen e re.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Nishani sot si sekretar organizativ i Partise Demokratike, gjeti Dasho Alikon-kryetari i Lazaratit, si arsyen themelore për të rrëzuar ligjin për reformën administrative territoriale të Shqipërisë.
Sipas Braçes kreu i shtetit është tërësisht i paanshëm dhe teresisht përfaqësues i unitetit të Partisë, nga Malesia në Lazarat.
"Nuk tha asnjë fjalë për Lazaratin. As kur ishte Ministër i Brendshëm, as ku ishte Ministër i Drejtësisë, as kur u bë sërish Ministër i Brendshëm. Madje as tani si President! Madje madje, as si Komandant i Përgjithshëm nuk tha një fjalë të vetme edhe pse nga lartësia e Komandantit ankohet se po i marrin kompetencat!! Sot,
mua si sekretar organizativ i Partisë Demokratike, Presidenti i Republikës gjeti Dasho Alikon-kryetari i Lazaratit, si arsyen themelore për të rrëzuar ligjin për reformën administrative territoriale të Shqipërisë. Kulmi!! Është tërësisht i paanshëm dhe tërësisht përfaqësues i unitetit të Partisë, nga Malësia në Lazarat!!" shkruan Braçe
Në limitetet e kohës për shprehjen e Presidentit të Republikës për reformën territoriale të miratuar nga Kuvendi më 31 korrik, kryetari I shtetit ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së Komunave që e kanë kundërshtuar ndarjen e re.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim, Presidenti mbështeti plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale, por ajo që përforcon paralajmërimin për mosdekretimin e këtij ligji është qendrimi i tij i shprehur në njoftim se “kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com