Territorialja, brenda korrikut
miratohet ndarja Administrative

Territorialja, brenda korrikut<br />miratohet ndarja Administrative
TIRANE- Reforma Territoriale do të miratohet brenda muajit korrik. Ky konfirmim është dhënë sërish nga ana e përfaqësuesve të qeverisë në tryezën e konsultimeve që po bëhen në të gjithë vendin. Dje, në tryezën e organizuar në Tiranë lidhur me reformën territoriale u rikonfirmua se kjo reformë duhet të paraprijë zgjedhjet vendore 2015.

Në tryezë u tha se po punohet në dy drejtime, njëra tryeza e konsultimeve dhe tjetra është fushata që po bëhet për decentralizimin e njësive vendore aktuale. “Reforma duhet të bëhet për t’i paraprirë zgjedhjet e ardhshme vendore 2015. Po punohet në dy korsi. Ndërkohë që ne merremi me ndarjen territoriale, ekspertët e tjerë po merren me decentralizimin dhe puna ka filluar me asistencën e OSBE, USAID KiE etj”,- theksoi përfaqësuesja e qeverisë në tryezën e organizuar në Tiranë. Ndërsa u vu re mungesa e ekspertëve të Bashkisë së Tiranës.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale