Protesta e banorëve të Divjakës sot ka hyrë në ditën e 8 të saj. Kërkesa mbetet e njëjta, Divjaka të jetë bashki më vete dhe jo të shkrihet me Lushnjen.
Në protestën e së premtes përveç banorëve të Divjakës merrnin pjesë edhe banorë të njësive administrative.
“Nuk dua që Divjaka të humbë zërin e saj, mbroni Divjakën! Është e ardhmja jonë!”, tha një vajzë.
“Divjaka bashki! Kryeministri mos të kërkojë vendime apo konsulta të tjera!”, tha një protestues.
Organizatorët kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore ku kërkohet anulimi i projektit të reformës.
“Protestën tonë ta dokumentojmë me firma. Kush ka dëshirë e vullnet për ta hedhur firmën, ta tregojmë që jemi kundër shkrirjes së bashkisë”, tha një qytetar.
Si çdo natë protesta është mbyllur me marshimin në rrugët e qytetit.










Komente
Komento