Protesta e banorëve të Divjakës kundra reformës që e shkrin bashkinë me Lushnjen ka hyrë në ditën e shtatë. Banorët në fjalët e tyre kanë kërkuar si edhe gjatë protestave të mëparshme që bashkia e Divjakës nuk duhet të bashkohet me Lushnjen. Protestuesit kanë kërkuar ndër të tjera që deputetët që kanë marrë votat duhet të jenë në shesh përnatë në mbështetje të kauzës.
"Sot askush nga këta nuk vjen këtu të na mbrojë, një kërkesë kemi ne. Askush s'vjen, askush s'përgjigjet", tha një protestues.
Disa të rinj dogjën edhe kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste.
"Protestoni derisa të marrim përgjigje pozitive."
"Divjaka do të ngelet qytet."
Protesta u mbyll pas marshimit në rrugët e qytetit.
-
SA SHPEJT MERRKAN FLAKE KARTAT
Përgjigju -
Duke pare djegjen e teserave te PS me kujtohet nje quote nga filmi /Inherit the wind/-//Ja pse ai nuk ka armiq,vetem miqte e urrejne ate.// Duhet te shikoni filmin qe te kuptoni pse kjo kuote vlen dhe per Ramen.
Përgjigju -
Po me kartat qpaten ?
Përgjigju-
Disa plera me pak ne PS , nuk kane vend ne parti personat qe nderojne identitet ne kembim te paras
-
-
Sufllaqexhiu esht SI puna e spiunit.askush ska respekt per ta.i perdorin dhe pastaj I hedhin.ja keta tipat me tesera partie na drejtojne.si zeqineja.askush smendon per popullin
Përgjigju











Komente
Komento