Territorialja, Dule takon Venizelos
'Ikim nga koalicioni nëse miratohet'

Territorialja, Dule takon Venizelos<br />'Ikim nga koalicioni nëse miratohet'
Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka kërcënuar se nëse miratohet ndarja e re administrative ai do të braktisë koalicionin qeverisës. Gjatë një takimi  me ministrin e Jashtëm grek Evangjelos Venizelos të zhvilluar në Athinë, Dule tha se partia e tij kërkon që zonat minoritare të jenë të bashkuara dhe kërkoi që minoritetet të kenë mundësi të vetëqeverisen.

Kreu i PBDNJ i ka shprehur këtë shqetësim ministrit të Jashtëm grek ku sipas tij, me ndarjen e re administrative-territoriale, shkelet e drejta klasike e minotiteteve dhe e drejta komunitare e tjetërsimit të dhunshëm të raporteve demografike ku jetojnë minoritetet në Republikën e Shqipërisë.
 
 
“Si vend kandidat për në BE, dhe me këtë përgjegjësi, duhet të reflektojmë dhe të japin përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Mesazhi i PBDNJ është mjaft i qartë-dialog deri në sekondën e fundit për zgjidhje optimale, jo zgjidhje mesjetare në këto realitete”, u shpreh Dule fill pas takimit me Venizelos.
 
I pyetur nëse objeksionet e tij karshi kësaj reforme i’a ka përcjellë kryeministrit Rama, Dule pranoi se i pati konsumuar që në fillim të reformës territoriale këto shqetësime të cilat nuk janë bërë publike.
 
“Qëllimet e mbrapshta janë më të fuqishme sesa drejtësia dhe parimi në këtë rast”, tha  Dule, ndërsa pranoi se shqetësimin e saj, ja ka përcjellë edhe opozitës shqiptare.
 
“Maxhorancat janë të përkohshme dhe të këmbyeshme në pushtet dhe një ndarje administrative ndikon në fatet e vëndit në afate afatgjatë” tha Dule, duke thumbuar njëkohësisht kreun e maxhorancës, për afrimin në koalicion të PDIU.  Kreu i PBDNJ mendon se deri më 31 korrik duhet përpjekje maksimale nga Rama për konsensus dhe nëse është e pamundur, nevojitet më tepër kohë.
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore