Territorialja, Dule: Vota kundër, s'e
negocioj Himarën..vetëm referendum

Territorialja, Dule: Vota kundër, s'e<br />negocioj Himarën..vetëm referendum
TIRANE - Kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Duke ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit votën kundër reformës administrativo-territoriale duke e vlerësuar ndarjen e re të hartës së Shqipërisë, të bazuar mbi elementë elektoralë.

“Reforma më anti-europiane e këtyre 24 viteve në lidhje me të drejtat e pjestarëve të minoriteteve etnike, veçanërisht atij grek. Për të qenë i qartë dhe trasnparent, partia jonë favorizon reformat dhe ne jemi bërë pjesë e një koalicioni dje opozitar dhe sot qeverisës. Vetëm se reformat duhet vizion dhe standarde e parime në implementim. Dhe kështu nisi kjo reformë, por si përfundoi? Elementët elektroale spikasim mbi vizionin dhe parimin. E kundërshtojmë”, tha Dule

Ndërsa sa i përket Vranishtin i cili me hartën e re bashkohet me Himarën, element ky i kundërshtuar nga PBDNJ, Dule tha se qeveria përpiqet “t’i përdorë si mish për top, si një trup elektroale që do të tjetërsojë sipas planeve të tyre vullnetin e banorëve të Himarës për të mbajtur peng autoritetet vendore të Himarës për t’i humbur identitetin, historinë dhe krenarinë e tyre”.

“Nuk mund të bëhem pjesë, theksoi Dule, “duke votuar këtë projektligj. Sigurisht që vota është kundër, është e prapranueshme për partinë tonë kjo reformë”, përfundoi ai.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni