Kreu i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Bashkim Fino shpreh zhgënjimin e mazhorancës për qëndrimin që mbajti dje Partia Demokratike për ndarjen e re administrative-territoriale.
Në një deklaratë për mediat, para nisjes së seancës plenare të së enjtes, Fino tha se qeveria priste propozime konkrete nga opozita. Ndërsa nga Konferenca e të zgjedhurve vendorë lideri demorkat Basha nuk solli asnjë variant përveç thirrjeve politike për të garantuar konsensusin edhe në Kuvend, duke lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, deri në arritjen e zgjidhjes.
Por sipas Finos, nuk është e nevojshme që të shtyhen zgjedhjet, pasi opozitës sipas tij, i janë dhënë disa herë mundësitë. Deputeti socialist Bashkim Fino tha se reforma territoriale do të mbyllet brenda Korrikut, cka korespondon dhe me mbylljen e këtij sesioni parlamentar.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

VIDEO