Me zë kritik, Flutura Açka ka komentuar në një intervistë televizive zhvillimet e fundit politike lidhur me miratimin e reformës territoriale dhe pozitën e PD në raport me mazhorancën.
Sipas shkrimtares, PD duhet të kërkonte ndjesë për reformën pasi është vetë shkaktare që mazhoranca gëzon 83 mandate. Sipas saj, vetëm një reformë brenda PD do ta sillte atë në pushtet, përfshirë tërheqjen e kreut të saj, Sali Berishës.
“Në PD shoh një pikiatë të dukshme. PD edhe për reformën territoriale duhet të kërkonte ndjesë. Ai ka 83 mandate sepse i ke dhënë në 2024 dhe këta personazhe nuk duhet të jenë në parlament. PD kishte shansin e madh të përgatitej për pushtet nëse do të hynte në reformë të thellë dhe do ta merrte pushtetin. Por Berisha duhet të ishte tërhequr”, tha ajo.










Komente
Komento