Deputeti Edmond Haxhinasto ka deklaruar se drafti i PS për Reformën Territoriale është karakterizuar nga arroganca, hipokrizia dhe gënjeshtrat.

Gjatë fjalës në Kuvend, Haxhinasto tha se zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar nga mazhoranca, para konsultimeve publike të zhvilluara nga Komisioni i Posaçëm me qytetarët.

"Edhe këtë herë nuk u zhgënjyem. Aplikuat parimin 'asnjë fitore për opozitën', ndonëse këtë herë fitorja kishte të bënte me qytetarët. Ishte rasti që të jepnit një shembull se truri juaj nuk punon vetëm me idenë 'o fitore o humbje', por të dilnit nga flluska e militantizmit dhe të mendonit pak në mënyrë racionale. Kjo reformë u karakterizua nga arroganca, hipokrizia e gënjeshtra. Zvogëlimi i numrit të bashkive ishte paracaktuar", tha mes të tjerash Haxhinasto.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Territorialja’, seancë maratonë në Kuvend/ PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika të forta: S'është reformë