Territorialja, himarjotët: Kemi
fenë tonë, duam të jemi më vete

Territorialja, himarjotët: Kemi<br />fenë tonë, duam të jemi më vete
TIRANE- Diskutimi i reformës territoriale në Himarë ka hasur në këndvështrime të ndryshme të shprehura nga të pranishmit. Në takimin e sotëm të zhvilluar me ministrin Bledi Çuçi, banorët e zonës së Himarës dhe fshatrave të kësaj bashkie, kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me ndarjen administrative, por nuk kanë munguar as debatet. Në këtë takim veç banorëve të zonës, merrnin pjesë kryetarët e komunave aktuale, kryetarët e fshatrave të Bregut dhe të zonës së Lumit të Vlorës, dhe përfaqësues nga grupet e interesit.
 
Në takim, banorët e zonës janë shprehur se është i pranueshëm zgjerimi i krahinës, por në pjesën me të madhe nga ana e banorëve nuk është pranuar përfshirja e zonës së Labërisë së Vlorës. Këtë fakt, banorët e kanë argumentuar me faktin e mospërputhjes fetare, si dhe të kulturave krahinore të ndryshme.
 
Ndërkaq, në takim nuk munguan zërat që kërkonin autonomi të zonës, si atëherë kur Himara përfaqësohej nga 52 fshatra.
 
Por ministri Çuçi, argumentoi se bashkimi i Himarës me Vranishtin do t’i sillte kësaj zone të ardhura në blegtori, dhe kjo e fundit do të përfitonte 400-800 ha kullota, për të cilën kjo ide u kundërshtua nga disa të pranishëm, pasi sipas tyre Himara karakterizohet nga turizmi dhe peshkimi, duke ju referuar historisë të saj shumëvjeçare.
 
Gjatë takimit pati diskutime me tone të larta, pasi disa përfaqësues të PPDNJ-së në Himarë i mëshuan faktit se për këtë reformë duhet të pyetet edhe komuniteti grek që jeton në Himarë.
 
Por nuk munguar as zërat nacionalistë, sipas të cilëve “himariot lind dhe nuk bëhesh, dhe bashkimi i saj, do të cenonte kulturën, traditat dhe fenë që e karakterizon zonën”.
 
Në fund të takimit ministri Çuçi u shpreh se “u ndje i kënaqur nga ky takim, dhe se nuk kishte parashikuar që të kishte kaq shumë ide”, ndërsa theksoi se “puna për ndarjen e re administrative-territoriale po shkon në rrugën e duhur, kryesisht në konsultimet me komunitetet”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur