Pavarësisht se mbledhje u zhvillua me dyer të mbyllura, burime nga komisioni bënë të ditur se varianti me 47 njësi të ndarjes vendore është parë si më i miri nga ana e deputetëve. Krahas kësaj, deputetët Blendi Klosi dhe Pandeli Majko kanë propozuar që të miratohet harta me 39 njësi të qeverisë vendore por që të bëhen disa ndryshime të vendosua në propozimin me 47 njësi të qeverisjes vendore. Konkretisht ata kanë propozuar që në hartën me 39 njësi të qeverisjes vendore të reflektohen ndryshimet e tilla si Kamza të ndahet nga Tirana, Himara nga Vlora si edhe të krijohet njësia vendore e Cërrikut dhe Maliqit.
Kjo do të thotë që, për njësi të mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani apo Korça, të ruhet ndarja që parashikon varianti i tretë; pra respektivisht Kamza bashki më vete, Himara gjithashtu, si dhe Cërriku e Maliqi. Rrjedhimisht pritet që varianti përfundimtar të ketë një numër bashkish nga 39 në 47, që varësisht nga elementët që do të merren nga harta tre, mund të parashikojë një ndarje të vendit në rreth 44-45 bashki. Gjithsesi vendimi për variantin përfundimtarë do të miratohet ditën e premte në mbledhjen e ardhshme të komisionit.
Votat për Tiranën
Ndarja e propozuar nga ana e deputetëve se Kamza të ndahet nga Tirana bëhet edhe për shkak të votave që preken në zgjedhjet e vitit 2015. Konkretisht ndajra e Kamzës nga Tirana do të ruaj balancën e votave ku mazhoranca e majtë ka një avantazh të theksuar ndaj PD-së, avantazh i cili kompenson votat pro demokratëve të Farkës, Kasharit, Vorës etj. Kjo pasi në Kamës është përfshirë edhe Paskuqani të cilat njihen si bastione të demokratëve. Konkretisht PD në Kamëz ka një epërsi prej rreth 6 mijë votash duke përfshirë edhe Paskuqanin ky avantazh shonë në rreth 7 mijë vota pro demokratëve. Kësisoj me shkëputjen e tyre nga Tirana bëhet edhe balancimi i votuesve ku njësinë vendore të kryeqytetit ta ketë në epërsinë e majta.
Minoritetet
Që të dy variantet e zgjedhur nga ana e mazhorancës bëjnë një ndarje të Himarës si zonë minoritare. Historikisht kjo krahinë nuk është cilësuar si minoritare greke ndërsa Dropulli dhe Livadhjaja janë përfshirë në grupimin etnik grek që pas viteve 1990. Kësisoj me ndarjen e re administrative, Himara do të dal më vete nga Vlora dhe do të ketë nën administrim një numër shumë më të madh komunash. Konkretisht sipas kësaj ndarje, Himara do të marr Lukovën si edhe një pjesë të Labërisë, Vranishtin. Kësisoj nëpërmjet kësaj ndarje, Himra do të bëhet një zonë administrimi që ka në përbërje të saj pothuajse të gjithë pjesën e bregdetit të Jonit. Saranda do të bëhet qyteti më jugor i vendit i cili do të jetë tërësisht i shkëputur nga pjesa minoritare duke u përgjysmuar.
Krahas kësaj, sipas ndarjes së re, Saranda do të marrë nën administrim zonat e Çamërisë si Konispol, Xarrë etj. Zonat e tjera minoritare si Livadhjaja dhe Dropulli do të jenë njësi më vete. Dropulli i Poshtëm do të bashkohet me Dropullin e Sipërm dhe me Pogonin duke krijuar një njësi të vetme. Ndërsa Livadhjaja do të marr një territor të gjerë nga Saranda duke krijuar zonën tjetër minoritare. Konkretisht asaj do ti bashkëngjiten Finiqi, Mesopotami dhe Aliko duke zmadhuar këtë zonë më shumë se sa Saranda e cila mbetet një rrip i hollë bregdetar.
Pjesa tjetër e minoritetit maqedonas do të ketë gjithashtu krahinën e saj më vete. konkretisht Pusteci ose siç u ka pas quajtur më parë Liqenasi do të jetë njësi administrative më vete, pavarësisht se ka një numër më të vogël banoresh se krahinat e tjera.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)