Territorialja, Kaçaj ofendon
Çuçin: Gangster me favorite!
LEZHE/ “Bledi Çuçi është një ministër gangster me favorite” Akuzat janë bërë nga kreu i komunës së Shëngjinit Salvator Kaçaj, gjatë mbledhjes së PD, ku u diskutua ndarja e re territoriale. Partia Demokratike ka vendosur mbajtjen e një referendumi për të kundërshtuar këtë ndarje. Nga ana tjetër vijon Kaçaj: Qeveria do të ndërtojë në Shëngjin portin më të madh të Ballkanit dhe e heq nga harta e re territoriale, një handikap!
LEZHE - “Bledi Çuçi është një ministër gangster me favorite” Akuzat janë bërë nga kreu i komunës së Shëngjinit Salvator Kaçaj, gjatë mbledhjes së PD në qarkun e Lezhës ku kanë vendosur mbajtjen e një referendumi kundër ndarjes territoriale.
Kaçaj është shprehur i ashpër në qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme, teksa refuzon që njësia vendore që ai drejton t’i bashkohet qytetit të Lezhës. Ai nuk kursen akuzat ndaj Ministrit të Çështjeve vendore, Bledi Çuçi duke nënvizuar madje se ministrit nuk ia di as emrin dhe se nuk i është përgjigjur as në telefon.
“Edhe kushtetuta thotë e ka te qartë që për çdo gjë, për ndarjen administrative që thatë ju duhet të pyetet populli i cili nuk është pyetur. Na thotë një nga kryetarët e komunave ose të bashkive që nuk është pyetur një njeri, asnjë njeri. Përveç atij ministri gangster ai me favoritë nuk e di ça quhet ai që më ka thirrur dy herë në telefon po nuk jam përgjigjur dhe mendoj që është një padrejtësi.” tha Salvator Kaçaj
Më tej ai argumenton edhe arsyet se pse është kundër kësaj ndarje territoriale. Sipas Kaçaj, qeveria ka në plan të ndërtojë portin e Shëngjinit, më të madhin në Ballkan, dhe nga ana tjetër e heq nga harta, duke krijuar sipas tij një handikap.
“Shëngjini fshihet nga harta e Shqipërisë, dhe lihet bashki më vete Ura Vajgurore e Bashkim Finos. Është një turp i vërtetë, ia kam thënë edhe personalisht se e kam mik, lihet bashki Klosi. Qeveria shqiptare ka një projekt, kanë ardhur 215 delegacione, natyrisht gjysma më tepër duke u tallur e duke ngrënë peshk, për portin e ri të Shëngjinit. Pra qeveria shqiptare thotë kam një plan për ta bërë portin në Shëngjin më të madhin në Ballkan, nga ana tjetër e fshin nga harta. Ky është një handikap që nuk ka asnjë bazë as ligjore.” u shpreh Kaçaj.
Demokratët lezhjanë vendosën sot se do t’i drejtohen referendumit lokal për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti. Sipas Partisë Demokratike të qytetit bregdetar, rrethi i Lezhës nuk duhet të ketë vetëm një bashki. Demokratët në Lezhë pritet që të nisin menjëherë mbledhjen e firmave, për t’ia drejtuar atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për realizimin e këtij referendumi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati tek Pallati me Shigjeta/ 56 vjeçari u vra në sy të gruas, ishte me të në makinë! Sekuestrohen kamerat e sigurisë
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37