KORCE- Variantet e reformës territoriale, kanë nisur së fundmi të diskutohen mes ekspertëve dhe shoqërisë civile. Në një tryezë të rrumbullakët qytetarë të Korçës kanë ndarë mendime rreth dy varianteve përfundimtare të reformës territoriale që pritet të përfshijë këtë rajon, duke u njohur me përfitimet që do të kenë bashkitë apo komunat nga shkrirja e njësive vendore apo bashkimi i tyre.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i efekteve të propozuara për reformën territoriale dhe administrative në qarkun e Korçës. Nëpërmjet këtij prezantimi shoqëria civile do të njihet me arsyet për të cilat është ndërmarrë kjo reformë, me metodikën mbi bazën e së cilave është zhvilluar studimi që kanë rezultuar në disa variante të ndarjes së re territoriale që tashmë janë konsultuar dhe janë miratuar nga komisioni parlamentar”, tha Edlir Vokopola, drejtor i Institutit të Kërkimeve Urbane.
Në fund të aktivitetit të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre ,të cilat priten tu përcillen vendimmarrësve, për t’u rishikuar gjatë përzgjedhjes së variantit përfundimtar të reformës territoriale. Varianti i parë i ndarjes territoriale në Korçë, përfshin 5 zona funksionale, 4 bashki dhe një komunë, ndërsa varianti i dytë propozon vetëm 6 bashki.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com