SARANDE- Pesë komunat ku jetojnë edhe minoritarë grekë në rrethin e Sarandës vijojnë të këmbëngulin për krijimin e një bashkie te vetme minoritare, teksa varianti aktual i reformës administrative parashikon dy bashki.
 
Qëndrimin e tyre ata e kanë shprehur nëpërmjet deputetit, Andrea Marto, në një takim të zhvilluar në qytetin e Sarandës ku të pranishëm ishin Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi dhe deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima.
 
Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, u njoh me këtë variant dhe u zotua për shqyrtimin e tij.
 
Sakaq për deputetin Koço Kokëdhima, i pranishëm në këtë takim çdo kërkesë e banorëve të zonës do shqyrtohet me seriozitet.
 
Pesë komunat që pritet të shkrihen në një njësi të përbashkët vendore janë: Livadhjaja, Finiqi, Dhiveri, Aliko dhe Mespotami.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)