TIRANË - Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka bërë apel edhe një herë opozitës që ditën e enjte të marrë pjesë në diskutimet në Komisionin e posaçëm për reformën Administrativo-Territoriale.
Meta tha se Mazhoranca “ka treguar një durim të hekurt për të përfshirë opozitën në mënyrë maksimale në këtë proces. Kjo është bërë në Komision duke vendosur nga 8 anëtarë nga të dy palët dhe dy bashkëkryetarë, po nga dy palët”.
Ditën e nesërme, do të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve për propozimin e mazhorancës për shtimin e një anëtari të ri të PS-së në Komision, ku opozita ka marrë pjesë vetëm në mbledhjen e parë. Ditën e enjte propozimi do të kalojë në seancë parlamentare pwr diskutim dhe për votim.
Sipas Metës “Është e drejta e opozitës së në vend të konsensusit të kërkojë të vendos veton”, vijoi Meta.
Ai thotë se “Bojkoti nuk është aspak hap serioze dhe nuk është rruga dhe alternativa që duhet të paraqesë një opozitë”.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com