TIRANE- Reforma territoriale nuk do të prekë mandatet e deputetëve. E gjithë procedura për të ndryshuar hartën administrative të Shqipërisë do të bëhet për të ulur numrin e njësive vendore, pra çka do të thotë të ulet numri i kryetarëve të njësive vendore, por jo të deputetëve. Burime nga Kuvendi bënë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se bashkimi i qarqeve do të bëhet për të ulur numrin e njësive vendore dhe jo të deputetëve.
Sipas burimeve bëhet me dije se numri i qarqeve do të reduktohet nga numri aktual që është në 12. Sipas të gjitha gjasave numri do të përgjysmohet, pra do të ngelen 6, por numri i deputetëve nuk do të ndryshojë.
Mazhoranca duket se është shumë e vendosur që të miratojë reformën territoriale brenda këtij sesioni parlamentar. Pavarësisht se duket si një nxitim nga ana e shumicës parlamentare, arsyeja e vetme se përse do të bëhet është fakti se nëse dështon në këtë sesion, atëherë reforma shtyhet automatikisht për 4 vite të tjera.
Të plotë shkrimin e lexoni në Shqiptarja.com (print) versioni Online dt 24 Prill
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas burimeve bëhet me dije se numri i qarqeve do të reduktohet nga numri aktual që është në 12. Sipas të gjitha gjasave numri do të përgjysmohet, pra do të ngelen 6, por numri i deputetëve nuk do të ndryshojë.
Mazhoranca duket se është shumë e vendosur që të miratojë reformën territoriale brenda këtij sesioni parlamentar. Pavarësisht se duket si një nxitim nga ana e shumicës parlamentare, arsyeja e vetme se përse do të bëhet është fakti se nëse dështon në këtë sesion, atëherë reforma shtyhet automatikisht për 4 vite të tjera.
Të plotë shkrimin e lexoni në Shqiptarja.com (print) versioni Online dt 24 PrillRedaksia online
(d.a/shqiptarja.com)








