Territorialja, Orikumi kundër: Po u
miratua bllokojmë rrugën nacionale

Territorialja, Orikumi kundër: Po u<br />miratua bllokojmë rrugën nacionale
ORIKUM - Këshilli i Bashkisë së Orikumit është mbledhur ditën e sotme me në fokus diskutimin për ndarjen e re territoriale me 61 bashki e cila pritet ë miratohet seancën e ardhshme parlamentare.
 
Gjatë mbledhjes anëtarët e Këshillit Bashkiak janë shprehur kundër hartës së re dhe më konkretisht, bashkimit të saj me Vlorën, ndërsa u kërkua që Orikumi të vjijoë të mbete një bashkim ë vete.
 
Kryetari i Këshillit Bashkiak Agim Begotaraj është shprehur se keshilltarët kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit në të cilin thuhet se nëse vendoset qe Orikumi t’i bashkohet Vlorës atëherë do të ketë bojkot jo vetëm të Këshillit Bashkiak por edhe të zgjedhjeve.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe kryetarët e këshilltarëve të majtë dhe të djathtë Muharrem Jazo dhe Hamza Kuteli ku e kanë quajtur të papranueshëm këtë lloj vendimi.

Më i ashpër ka qenë këshilltari Berdo Berdo i cili në të njëjtën kohë është dhe këshilltar në qark duke u shprehur se nesë ndërmeret ky lloj vendimi do të shoqerohet me protesta dhe bllokim të rrugës nacionale.
 
Reforma e territoriale, dhe harta e re e miratuar ka ngjallur edhe debate e kundërshtime që kanë ardhur kryesisht nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë, duke sjellë madje edhe reagim të Athinës zyrtare për këtë çështje. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra