TIRANE - OSBE i bën apel opozitës se duhet të marrë pjesë në punën për të realizuar reformën territoriale. Kjo është theksuar nga ambasadori i OSBE në vendin tone, Florian Rouning vetëm një ditë para seancës parlamentare, ku do të votohet ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Territoriale, për t'i hapur rrugë zhbllokimit të tij. Ai ka theksuar se palët duhet të ulen e të diskutojne mbi këtë çështjë pasi mund të ketë implikime me atë zgjedhore.
“Është një reformë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një reformë për të cilën flitet për shumë kohë. Prandaj është koha për të filluar me reformën dhe është koha që të gjithë faktorët dhe të gjithë sektorët e prekur nga reforma të marrin pjesë në procesin e reformës. Siç e kam thënë, unë mendoj që të gjithë faktorët duhet të marrin pjesë në një reformë të tillë. Nuk është mirë që një pjesë të ngelë jashtë. Reforma territoriale është reforma territoriale. Të gjitha çështjet që po preken, si reforma zgjedhore, duhet të analizohen. Nuk është e thënë që reforma territoriale të ketë patjetër implikime për reformën zgjedhore. Mund të ketë, por prandaj palët duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën”, u shpreh ambasadori i OSBE.
Nga ana tjetër ministri për Marëdhëniet me Pushtetin Vendor, Bledi Çuci ka garantuar se kjo reformë s’ka të bëj me reformën zgjedhore por vetëm me riorganizim të territorit.
Këto deklarata u bënë pas tryezës që ministry Çuci pati me ambasadorët e vendeve të OSBE-së.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15