"Territorialja" pa PD, në shtator
rikthehet me bojkot e protesta!
rikthehet me bojkot e protesta!">
TIRANE – Pas vendimit politik për të shkëputur marrëdhëniet me Parlamentin, në shtator opozita shqiptare do të rikthehet me një strategji të re. Burime brenda selisë blu bëjnë me dije se Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për t’u rikthyer vrullshëm gjatë sesionit të ri parlamentar, duke intensifikuar protestat dhe duke i qëndruar vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të mos marrë pjesë në parlament.
Shtylla të kësaj strategjie, mësohet se do të jenë pikërisht protestat dhe bojkoti, një vendim i marrë ky në mënyrë që opozita të jetë më e fortë dhe e vendosur për të mos bashkëpunuar në çështje të rëndisishme, siç është ajo e reformës territoriale. Burime brenda partisë më të madhe në opozitë tregojnë vendosmërinë për t’i thënë “jo” votimit të 31 korrikut pët territorialen, si një hap i parë ky, i intensifikimit të lëvizjeve të opozitës shqiptare, për një mënyrë të re të të bërit oponencë.
Në këtë mënyrë, të djathtët refuzojnë ftesën me shkrim që kryeministri Edi Rama i bëri Bashës dhe të zgjedhurve vendorë.
Një vendim i tillë pritet të merret në mospajtim me situatën e rëndë ekonomike dhe të rritjes së kriminalitetit, ku sipas opozitës shqiptare, janë përfshirë mjaft deputetë të mazhorancës.
Shtyrja për një moment të dytë nga ana e kryeministrit, e reformës së decentralizimit që të djathtët kërkuan, është një tjetër element me të cilin opozita nuk është pajtuar.
Në këto kushte, pritshmëritë janë që mazhoranca ta votojë e vetme ndarjen e re administrative të Shqipërisë, në mbyllje të këtij sesioni parlamentar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 3018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut
30 Nëntor, 08:01
-
Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Sulm kriminal e terrorist! SHBA e BE dënojnë, ambasadori Hovenier: Mbështesim hetim gjithëpërfshirës
30 Nëntor, 07:54
-
Incidenti me flamur maqedonas, Siljanovska: Mosrespektimi i simboleve shtetërore, minon unitetin e të gjithë qytetarëve të RMV-së
30 Nëntor, 07:10
-
Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç
29 Nëntor, 22:51
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05