Territorialja, Peleshi nga Peza: Jo
më investime të kufizuara për fshatin

Territorialja, Peleshi nga Peza: Jo<br />më investime të kufizuara për fshatin
TIRANE - Reforma territoriale do të zhvillojë fshatin duke mos i kufizuar investimet në këtë zona në projekte të izoluara infrastrukturore. Këtë mesazh i ka përcjellë zv/kryeministri Niko Peleshi banorëtë të komunës Pezë, ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël.
 
I shoqëruar nga ministri për Çështjet Vendore Bledi Cuci dhe deputeti Artan Gaçi. Përfitimet financiare të drejtpërdrejta që do të ketë vendi nga kjo reformë, arrijnë deri në 60 milionë dollarë në vit.

“Presim të fitojmë nga 40 deri në 60 milionë dollarë në vit të cilat do të shkojnë vetëm për sherbimet dhe investimet vendore, që është, mendoj unë, një paketë mjaft e mirë që në 4 vite i thonë 240 milion dollarë. 240 milionë dollarë unë mendoj që shumë gjëra mund të behën në Shqipëri në komuna dhe nëpër bashki”, u shpreh ministri Çuçi.

Zëvendëskryeministri e cilësoi reformën si të vonuar dhe një korrigjim historic, ndërsa sa i përket investimeve në fshat tha se në të ardhmen, me hartën e re, do të kenë nje qasje integrale.

“Duke filluar që nesër do jeni pjesë e Bashkisë së Tiranës, pra do jeni pjesë ë bashkisë së madhe të Tiranës. Kjo e bën edhe më të mundshme që fshati të mos trajtohet më vetëm më një rrugë, apo me një ujësjellës por të trajtohet si një kompleks”, u shpreh Peleshi.

Investimi dhe përfundimet e punimeve në rrugën Pezë e Madhe–Pezë e Vogël u mundësua fal çeljes së fondeve nga ana e Fondit Shqiptar për Zhvillim, që ka mundësuar dhe shtrimin e linjës së re të ujësjellësit. Ky aks rrugor i lidh 6000 banorë të Komunës Pezë me rrugën nacionale, duke rritur mundësitë për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe turistik të zonës.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë