Territorialja, PS-PD pranë paktit
për ndryshime në Kushtetutë 

Territorialja, PS-PD pranë paktit<br />për ndryshime në Kushtetutë 
TIRANE- PD-PS kanë nisur diskutimet për ndryshimin e Kushtetutës. Në momentin kur palët kanë gjetur një dakortësi për të miratuar një reformë territoriale konsensuale, pretendimi për harmonizimin e kuadrit ligjore ka shkuar deri në ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht se ende nuk ka një nismë konkrete, bëhet me dije se nga diskutimet e zhvilluara palët kanë arritur në një diskutim për të ndryshuar kushtetutën.

Diskutimet
Kërkesat e para për të ndryshuar Kushtetutën i ka bërë mazhoranca. Pavarësisht se nuk kanë theksuar se duan të bëjnë ndryshimin përsa i përket asaj pjesë që përkon me çështjen elektorale, deputetët e PS-së janë shprehur gjithmonë të gatshëm për të bërë këto ndryshime. Konkretisht deputet si Armando Subashi, Vasilika Hysi kanë theksuar shpesh herë nëpër komisionet parlamentare se nëse opozita është dakord, ata mund të ndryshojnë Kushtetutën.

Por këto deklarata kanë përparuar ku diskutimi aktual po bëhet për të ndërhyrë në pjesë elektorale të Kushtetutës. Konkretisht diskutimet që janë bërë për ndryshuar nocionin e qarkut në Kushtetutë ku sipas këtij ndryshimi do të bëhet edhe rishpërndarja e mandateve të deputetëve. Ky diskutim ka ardhur përshkak se në tratativat e fundit e bëra ndërmjet PS-e PD është theksuar se mund të ndryshojnë edhe qarqet duke i shkrirë dhe duke krijuar rajonet nga ku do të përcaktohet edhe ndarja e re mandateve të deputetëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë