Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive në rang qarku, si dhe me drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Gjatë takimit janë zhvilluar diskutime mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive. Kryetarët e bashkive që parashikohet të shkrihen kanë paraqitur opinionet dhe argumentet e tyre, duke shpjeguar arsyet se përse njësitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë.

Sipas burimeve, në diskutime kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët e pranishëm, ndërsa në fokus ka qenë e ardhmja e bashkive dhe mundësia e bashkimeve të tyre.

Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara.

Në takim kanë qenë të pranishëm:

1. Kryetarja e Bashkisë Durrës
2. Kryetari i Bashkisë Shkodër
3. Kryetari i Bashkisë Kukës
4. Kryetari i Bashkisë Elbasan
5. Kryetari i Bashkisë Korçë
6. Kryetari i Bashkisë Berat
7. Kryetari i Bashkisë Vlorë
8. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
9. Kryetarja e Bashkisë Klos
10. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
11. Kryetarja e Bashkisë Dimal
12. Kryetari i Bashkisë Poliçan
13. Kryetari i Bashkisë Patos
14. Kryetari i Bashkisë Divjakë
15. Kryetari i Bashkisë Selenicë
16. Kryetari i Bashkisë Maliq
17. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
18. Kryetari i Bashkisë Cërrik
19. Kryetari i Bashkisë Belsh
20. Kryetari i Bashkisë Libohovë

Reforma administrativo-territoriale do të vijojë me konsultime me bashkitë, komunitetet dhe aktorët e tjerë të përfshirë, me synimin për një organizim vendor më funksional, efikas dhe më pranë qytetarëve.