Ambasadori i OSBE-së në Tiranë ka apeluar për realizimin e reformës territoriale, ndërsa i bëjnë thirrje politikës të bashkohet në këtë proces. Ndërsa opozita dhe mazhoranca nuk po gjenë gjuhën e përbashkët përsa i takon kësaj reforme, ambasadori i OSBE-së Florian Rauning ka apeluar për realizimin e reformës territoriale dhe përfshirjen e të gjitha palëve politike në këtë proces.
“Politika duhet të bashkohet në procesin për reformën territoriale. Kjo reformë është e nevojshme të bëhet”, theksoi Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning.
Mazhoranca ka shtyrë deri në 31 korrik miratimin e reformës territoriale, në një përpjekje për të gjetur një konsensus me opozitën, megjithëse kjo e fundit nuk ka asnjë variant për hartën e re.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M /Shqiptarja.com)