Qytetarë të Rrogozhinës janë mbledhur në një tubim mbrëmjen e sotme në sheshin kryesor të qytetit kundër projektit të reformës territoriale. Reforma parashikon shkrirjen e bashkisë Rrogozhinë duke e bashkuar me Kavajën. Qyteti i Rrogozhinës sipas banorëve është një nyje e rëndësishme në qendër të Shqipërisë me një popullsi prej 22 mijë banorësh me 5 njësi administrative, 28 fshatra dhe një qytet.

Banorët që folën në këtë protestë, u shprehën dhe këmbëngulën se do të protestojnë duke u dërguar peticion instancave shtetërore që Rrogozhina të ngelet bashki, madje i kanë bërë thirrje dhe presidentit Begaj që është me origjinë nga Gosa që të mbrojë bashkinë Rrogozhinë.


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’/ Banorët e 15 bashkive që shkrihen, në protesta! Qytetarët në Belsh e Selenicë: Jo reformës që zbraz komunitetet, na largon shërbimet (VIDEO)