Krahas kreut të Bashkisë së Vlorës, dje nuk ishte i pranishëm as kreu i Tiranës, Lulzim Basha, i cili vijoji sërish me qëndrimin bojkotues ndaj nismës për të rindarë territorin e Shqipërisë. Nga ana e politikanëve ra në sy prezenca e kryeministrit të vendit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Nga krahu i PS-së ishin të pranishëm Gramoz Ruçi, kreu i grupi parlamentar socialiste si edhe Erjon Braçe, nën kryetari i grupi si edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Që të gjithë këto të ftuar nuk mbajtën asnjë fjalë në Kuvend, por dëgjuan prezantimin e pesë projekteve të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore. Krahas politikanëve, dje ishin të ftuar edhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian si ai i Gjermanisë, Hoffman etj. Prezantimi i projekteve u ndoq me mjaft interes nga ana e të ftuarve që ishin pjesë e mbledhjes së djeshme të Komisionit për Reformën Territoriale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)