TIRANE - Çdo vetëpërjashtim nga reforma terrioriale është kundër interesave të Shqipërisë. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, duke iu referuar mospjesëmarrjes deri më tani të opozitës në komisionin e posacëm për këtë reformë. Në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar “kryereformë”, Vasili tha se nuk mund të shtyhet në kohë apo të shmanget.
"LSI është e hapur për çdo kontribut në shërbim të reformës territoriale administrative. Nuk është reformë me prapaskenë politike, por është jetike për shqiptarët”, - tha Vasili.
Sipas tij, reforma stopon abuzivizmin.
“Gjithashtu, i japin mundësi dhe për një zhvillim urban e të planifikuar shumë më të qëndrueshëm se më parë, i cili hedh tej abuzivizmin edhe në ndërtim, i cili ka qenë një nga plagët më madhore me të cilat mazhoranca e re po përballet në vijë të parë”, vijoi Vasili në deklaratën për mediat sot në mesditë.
Sipas Vasilit, kjo reformë është “jetike” dhe nuk ka asnjë prapavijë politike dhe mazhoranca është dukur pritur çdo sugjerim nga partitë politike dhe nga shoqëria civile.
“Është fare e qartë dhe kjo është sqaruar që në krye të herës që kjo reformë nuk lidhet me asnjë interes partiak në favor të një pale kundra palës tjetër, pasi kjo reformë është në themel një instrument modernizimi për vendin dhe shtysë për një zhvillim të integruar të tij e të qëndrueshëm për të ardhmen e tij”, tha Vasali.
Deputeti i LSI-së është shprehur edhe për AMA-an.
Ai tha se LSI-ja “nuk mund të mbështesë dhe do të dekurajoj të gjitha nismat të cilët synojnë të mbajnë institucione, të cilat funksionojnë jo në përputhje të ligjit dhe me minoranca, të cilat përveçse mund të garantojnë interesa klienteliste, nuk mund të garantojnë funksionimin e qartë në përputhje me ligjin dhe transparent të institucionit”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com