PENSILVANI - 20 nxënës të "Franklin Regional Senior High School" në Pitsburg të Pensilvanisë në SHBA janë qëlluar me thikë. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet vendase të cilat shtuan se i dyshuari është një nxënës i kësaj shkolle dhe është arrestuar.
Të paktën 4 prej të plagosurve të moshave 14-17 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkolla është mbyllur ndërkohë që policia heton ngjarjen.
Zëdhënësi i qendrës së emergjencës Dan Stevens tha për mediat vendase se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. Përveç 4 të dërguarve në spital, nxënësit e tjerë kanë vetëm disa të çara nga sulmi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com