Terror në Francë,vritet një polic
Ekzekutohet njëri nga autorët

Terror në Francë,vritet një polic<br />Ekzekutohet njëri nga autorët
PARIS-Rikthehet frika dhe terrori në Francë. Një polic është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi terrorist në "Champs Elysees" në zemër të Parisit.
 
Njëri nga atentatorët është vrarë nga policia, ndërsa tjetri është në kërkim. Njëri nga policët humbi jetën në vend, pasi u qëllua me breshëri, ndërsa polici tjetër është në gjendje të rëndë në spital.
 
Sipas 'Le Figaro' kanë qenë dy persona që kanë qëlluar mbi policët, e ndërsa njëri u ekzekutua, tjetri ndodhet në arrati.
 
Autoritetet franceze janë mobilizuar me helikopterë dhe të gjitha forcat për të arrestuar autorin e dytë të sulmit.
 
Brenda pak minutash e gjithë zona është blinduar nga forcat speciale, ndërsa njerëzit janë evakuuar.
 
Sulmi vjen pak ditë para zgjedhjeve Presidenciale, ndërsa Francë ndodhet në gatishmëri maksimale.

Të shtënat, gjithashtu erdhën vetëm pak orë pasi rrugët më të ngarkuara me trafik në Paris u mbyllën përkohësisht nga policia, pasi u dha një alarm për një pako të dyshimtë, që u zbulua nga oficerët në “Rue de Rivoli”, në qendër të kryeqytetit.


(Momenti ku atentatori qellon policin ne paris)

Zhvillimet nga sulmi në Francë 

Kryeministri Bernard Cazeneuve: Nderim ndaj policit të vrarë. Solidarizohem me familjen e tij, me kolegët e tij të dëmtuar dhe ata që janë afër tyre.
 
Nicolas Sarkozy: Për zbatimin e ligjit: mbështetje, forcë, guxim. Ata paguan përsëri një çmim të rëndë. Kontributi ynë ndaj kombit duhet të jetë total NS.
 
Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo: Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të përkulemi dhe do të mbetemi të bashkuar përballë këtyre kërcënimeve të urryera dhe të fshehta që rëndojnë në qytetet tona".


Marine Le Pen: Ndihem dhe qëndroj pranë forcave tona të sigurisë, të cilëve janë goditur përsëri.
 
Francois Fillon: Duhet tw marrim hak për forcat e sigurisë që japin jetën e tyre për të mbrojtur tonat.
 
Jean-Luc Mélenchon: Ndihem krenar për policët e vrarë dhe të plagosur dhe familjet e tyre. Sulmet terroriste kurrë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Ora 00:40 ISIS merr përsipër sulmin në Paris. Nëpërmjet organit të propagandës së tyre “Amaq”, grupi terrorist deklaron se sulmin e kanë kryer pjesëtarët e saj belg.

Ora 00:20 Reagon presidenti i Francës, François Hollande, “Jemi të bindur se terrorizmi është motivi prapa këtij sulmi”. 

Ora 23:35 Policia e Parisit: Sulmuesi kishte në shënjestër policinë që ruante zonën pranë stacionit të metrosë.

Ora 23:30 Policia kishte kontrolluar pak kohë më parë shtëpinë e autorit 

Ora 23:30 Dëshmitarët: Autori thërriste "Do të vras policët"

Ora 23:25 Ministria e Brendshme Franceze: Për momentin është identifikuar vetëm një agresor, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë autorë. 

Ora 23:20 Autori ishte i skeduar si person me prirje radikale

Ora 23:15 Autori sipas informacioneve të fundit ka mbërritur me tren nga Belgjika

Ora 23:10 Policia franceze vazhdon kërkimet për autorin e dytë të sulmit, ndërsa rrugët vazhdojnë të bllokuara. 

Ora 22:45 Presidenti i SHBA, Trump ka dënuar sulmin në Paris

[gallery]21919[/gallery]



— Eddie Blanco (@EddieBlanco) April 20, 2017


  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar