Terrori në Londër, politika 
shqiptare: Barbari çnjerëzore

Terrori në Londër, politika <br />shqiptare: Barbari çnjerëzore
Politika shqiptare ka dënuar sulmet terroriste në Londër, duke shprehur ngushëllime dhe solidaritet për viktimat e aktit terrorist në Londër.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryetar i Kuvendit, Ilir Meta i kanë cilësuar barbare sulmet, ndërsa i kanë ofruar mbështetje Britanisë së Madhe në këto momente të vështirë. 

I pari që ngushëlloi ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili përmes një letre drejtuar homologut britanik, John Bercoë, shprehet se Shqipëria është përkrah Britanisë në këto momente të vështira.  

"Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit.

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Së bashku me qytetarët e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare
", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Edhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dënuar sulmet në Londër. 

Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, thuhet se Nishani "shpreh keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist i mbrëmshëm në Londër që u mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm britanikë duke lënduar disa dhjetëra të tjerë".

Presidenti Nishani dënon forcërisht aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë