Grupi islamik i Boko Haram në Nigeri ka liruar 192 gra e fëmijë të rrëmbyer rreth 20 ditë më parë në Yobe të Nigerisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, ushtria nigeriane i është përgjigjur me forcë sulmit të ndërmarrë nga Boko Haram në qytetin kryesor nigerian, Maidugur.
Sipas BBC, forcat e armatosura kanë nisur një sulm ajror që ka ndezur luftime të ashpra me ekstremistët, duke lënë të vdekur 15 persona dhe djegur një fshat të tërë. Ushtria ka bllokuar rrugët që të çojnë në qytet.
Kur u dha lajmi për lirimin e pengjeve nga ana e terroristëve, fillimisht u mendua se bëhej fjalë për pengjet e rrëmbyera vitin e kaluar, për të cilin u organizua edhe një fushatë globale “Bring backour girls’.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com