Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për dhunën e ushtruar ditën e sotme në protestën e PD-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka shkruar se në momentin e sulmit në vilën e Enver Hoxhës, kanë qenë brenda saj 12 persona, të cilëve u është rrezikuar jeta.

Duke e cilësuar sulmin si akt terrorist, Braçe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë sa më parë.

Po ashtu Braçe shkroi se Berisha dhe kupola drejtuese e PD-së kanë një urrejtje të ndyrë dhe vrasëse për Tiranën.

Postimi i Braçes:

LAGJIA E ISH BLLOKUT, GODINA E FONDACIONIT KULTUROR FRAKO SHQIPTAR ART EXPLORA;

BRENDA SAJ, NE MOMENTIN E SULMIT ISHIN 12 ARTISTE NDERKOMBETARE E SHQIPTARE-te gjithe te rrezikuar ne jeten e tyre!

KY ESHTE TERRORIZEM!

Me i ndyri dhe me i poshtri ndodhur ndonjehere ne kete qytet!

Keta artiste, kjo lagje, banoret dhe sipermarresit, shqiptare e te huaj qe frekuentojne kete lagje, NUK I KANE ASNJE BORXH KERKUJT!

Urrejtja ndaj ketij qyteti dhe popullit te tij, eshte e ndyre, e poshter dhe tani vrasese!

Nese ky vend ka Prokurori e Gjykate, nese ky popull paguan prokurore e gjykates, ky eshte rasti per ti pare te VENDOSIN!


Lajmi kryesor:

Sulmi i paprecedentë drejt vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture e Art Explora! Artistët e huaj publikojnë momentet kur u hidhen molotovë nga militantët e Berishës (FOTO+VIDEO)