Terrorizmi, Gjermania në alarmin e
sulmeve, objektiv ambientet publike

Terrorizmi, Gjermania në alarmin e<br />sulmeve, objektiv ambientet publike
Gjermania është nën alarm për sulme të mundshme terroriste. 

Policia gjermane ka përfunduar mëngjesin e kësaj të diele një operacion të madh i cili filloi pas marrjes së informacioneve në lidhje me një kërcënim të mundshëm të një sulmi terrorist në qytetin jug-perëndimor të Offenburg, afër Shtutgardit, mbrëmjen e së shtunës. 

Policia ka ngritur nivelin e sigurisë në qendër të qytetit dhe në transportin publik, pasi dyshohet se sulmi kishe për objektiv një klub nate.

Hetimet janë duke vazhduar, por nuk ka detaje të mëtejshme mbi natyrën e kërcënimit, shkruajnë mediat gjermane. 

Një zëdhënës në Offenburg, në shtetin e Baden-Wuerttemberg ka thënë se Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmeve vdekjeprurës të militantëve islamik në Francë dhe Belgjikë.

Të shtunën, policia në qytetin e Essen ka mbyllur një qendër tregtare, pasi shërbimet e sigurisë paralajmëruan për një sulm të mundshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit