Terrorizmi,Italia rrit nivelin e sigurisë
në porte, shton kontrollet në bregdet

Terrorizmi,Italia rrit nivelin e sigurisë<br />në porte, shton kontrollet në bregdet
Rojet bregdetare italiane kanë rritur nivelin e sigurisë në të gjitha portet e vendit pas urdhrit të dhënë nga komandanti i përgjithshëm. Siç raporton e përditshmja “Corriere della Serra”, Roja Bregdetare italiane ka rritur të gjitha masat e sigurisë lidhur me trafikun e anijeve dhe të pasagjerëve.
 
Bëhet fjalë për një sërë masash që parashikojnë më shumë kontrolle në mjetet e lundrimit. Plani i ri duket se nuk ka lidhje me ndonjë kërcënim specifik por me nevojën për të rritur vëmendjen duke parë dhe situatën ndërkombëtare, zgjerimin e konfliktit në Libi dhe fluksin e trafikut detar.
 
Vendimi u komunikua nga komandanti i përgjithshëm i Rojes Bregdetare Vincenzo Melone dhe i është dërguar të gjitha kapitenerive. Sipas këtij urdhri, siguria rritet nga niveli i parë në të dytin, nga 3 nivele që janë gjithsej.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)