Ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi i ftuar në Report Tv në lidhje me arrestimin e Klodjan Zaimaj, i dyshuar si pjesë e një celule terroriste është shprehur se, nuk duhen evidentuar me kaq shumë bujë këta ekstremistë.
 
“Nuk më vjen mirë që një shqiptar kapet ‘në fund të botës’. Këto raste nuk duhen evidentuar me shumë bujë, pasi ata kërkojnë vëmendje”, shprehet Klosi.
 
“Nëse ka ikur që 16 vjeç nga vendi ka marr tjetër kulturë. Arsyet ekonomike i bëjnë njerëzit e tillë për këto veprime dhe këto raste të rralla i shtyn edhe injoranca”, vijon Klosi.
 
Ish kreu i SHIK-ut është shprehur se shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar fenomenin dhe se, “shërbimi Informativ i ndjek këta persona”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com