PRISHTINEOra 13: 40 11 imamët e hoxhallarët që u arrestuan dje kanë dalë para Gjykatës Supreme. Forca të shumta të kanë rrethuar objektin.

Nga ana tjetër imamin e xhamisë së Madhe në Prishtinë, nuk e kanë përzier me hoxhallarët e tjerë. Kjo pasi prokuroria ka vendosur që ta trajtojë atë si rast të veçantë e të ndarë nga ata.

Shefqet Krasniqi ka dalë dje para trupit gjykues.

imamet ne gjykate
































Ora 12: 05 Pasditen e sotme pritet të dalin para gjykatës 12 hoxhallarët dhe imamët myslimanë të arrestuar ditën e djeshme, të akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare si dhe ekstremizëm islamik. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, Prokuroria, ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaji.

Këtë kërkesë të prokurorisë,  sipas mediave kosovare, e ka konfirmuar dhe Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ibrahimi mësohet të ketë konfirmuar dhe seancën gjygjësore ndaj 12 imamëve të arrestuar.

Ata u arrestuan dje gjatë një operacioni të gjërë te Policisë Kosovare pasi dyshohen për pjesmarrje apo nxitje të urrejtjes fetare dhe të dërgimit të shqiptarëve në luftrat në Siri e Irak, krah organizatave terroriste.

Mes imamëve të arrestuar është edhe Shefqet Krasniqi, imami i xhamisë së madhe në Prishtinë, i akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërfetare.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)